Familja mbretërore britanike ka disa shprehi aq të rëndësishme sa edhe luksoze, që familjet tjera shpesh as që mund t’i ëndërrojnë.
Business Insider ka hartuar një listë të sekreteve të udhëtimit të familjes mbretërore britanike të paditura më parë.
1. Gjatë vizitave e udhëtimeve e vizitave të ndryshme në mbarë botën, familja mbretërore duhet të takohet me shumë liderë.
Në mënyrë që të tregojnë respekt, ata duhet të mësojnë përshëndetjet në shumë gjuhë të huaja.
2. Kur udhëtojnë, mbretërit marrin gjithnjë një dozë gjaku të tyre me vete, për raste të emergjencave.
3. Vizitat i kanë të shkurta. Kur udhëtojnë, ata nuk e kanë lirinë e njerëzve të thjeshtë, pasi që për shkaqe të ndryshme u ndalohet të rrinë gjatë nëpër vende të bukura të shteteve tjera.
4. Alkoolin e tyre e marrin me vete. Princi Charles ka marrë gjithnjë verë të kuqe ngado që ka udhëtuar, pjesërisht për shkak të frikës që pijet tjera mund të helmohen.
5. Gjithmonë marrin me vete një veshje të zezë. Kjo bëhet si masë që nëse dikush nga familja mbretërore vdes në Britani, monarkët duhet të jenë të veshur si duhet, pra në të zezë, pasi të kthehen urgjent nga vizita.
6. Dy fëmijë mbretërorë nuk udhëtojnë asnjëherë bashkë. Kjo bëhet si masë sigurie që në rast aksidenti familja të mos humbasë dy pasardhës njëherësh.
7. Udhëtojnë gjithmonë në linja civile, por natyrisht, në klasa më të larta të fluturimit..
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...