“Populli amerikan është mirënjohës ndaj jush për partneritetin dhe mbështeten tuaj”. shkroi në Twitter sekretari amerikan Pompeo duke falënderuar Turqinë për ndihmën me pajisje mjekësore.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo falënderoi Turqinë lidhur me ndihmën e saj për pajisjet mjekësore në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Pompeo postoi në llogarinë e tij në Twitter fotografinë e shkrepur në momentet kur avioni ushtarak kargo ateroi në bazën ushtarake “Andrews” në afërsi të kryeqytetit Washington me ndihmat e pajisjeve mjekësore që Turqia i dërgoi SHBA-së.
Në mesazhin e tij Pompeo ka thënë: “Aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku në kohë krizash. I shprehim falënderime Turqisë për dhurimin bujar në çështjen e pajisjeve mbrojtëse dhe burimeve mjekësore me qëllimin për të na ndihmuar neve në luftën kundër COVID-19 në rajonet që pandemia ka goditur më keq. Populli amerikan është mirënjohës ndaj jush për partneritetin dhe mbështeten tuaj”.
– Dora e Turqisë për ndihmë u zgjat edhe për SHBA-në
Pas udhëzimit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një avion ushtarak i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) i tipit (A400M) me furnizime mjekësore për SHBA-në ateroi në bazën ushtarake “Andrews” në afërsi të Washingtonit rreth orës 17:30 sipas kohës lokale.
Dërgesa e ndihmës përfshin 500 mijë maska kirurgjikale, 4 mijë përparëse, 2 mijë litra dezinfektues, 1.500 syze mrojtëse, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.
Në SHBA-në e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e COVID-19 janë diagnostikuar mbi 1 milion njerëz me koronavirusin, ndërsa kanë humbur jetën mbi 58 mijë njerëz./AA
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...