Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili tha në një konferencë për shtyp se situata në Gaza është një “krizë e njerëzimit” dhe se enklava palestineze po “bëhet shpejt një varrezë për fëmijët”.
“Qindra vajza dhe djem vriten ose plagosen çdo ditë”, tha Guterres, i cili ka udhëhequr OKB-në që nga viti 2017.
Ai shtoi se konflikti ka “tronditur botën” dhe ka shkatërruar shumë jetë të pafajshme”.
Guterres përsërit dënimin e tij për “aktet e neveritshme të terrorit të kryera nga Hamasi më 7 tetor”, duke thënë se luftëtarët e tij kanë përdorur civilët si “mburoja njerëzore” dhe vazhdojnë të godasin Izraelin.
Megjithatë ai shprehet se asgjë nuk mund të justifikojë ngjarjet tronditëse në Gaza.
“Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore,”-tha ai./euronews.al
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...