Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Finlandën

16:31 | 12 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vizituar Finlandën, pasi edhe po merr pjesë në bisedimet e Kultaranta, ndërsa ka zhvilluar takim me Presidentin Sauli Niinsto, ministrin e Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto dhe zyrtarë të tjerë finlandezë.

Duke folur së bashku me Presidentin Niinisto, Sekretari i Përgjithshëm theksoi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të forconte më tej rajonin nordik të Aleancës, transmeton portal arbresh.info

“Aleatët po shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s. e duhet të trajtojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve, duke përfshirë shqetësimet turke për grupin terrorist PKK”, nënvizoi Stoltenberg.

“Kështu që unë mbetem në kontakt të ngushtë me ju, Sauli, dhe kolegët tuaj, me Suedinë dhe me aleatin tone Turqinë në rrugën për të ecur përpara. Stafi im gjithashtu mbetet në dialog të ngushtë me zyrtarët nga të tre vendet, për të adresuar shqetësimet legjitime turke dhe për të ecur përpara në pranimin tuaj në Aleancën tonë”, tha ai.

Stoltenberg theksoi se siguria e Finlandës dhe Suedisë ka rëndësi për NATO-n, duke kujtuar se shumë aleatë tashmë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre për sigurinë e të dy vendeve dhe NATO mbetet vigjilente, me prani të shtuar në rajon dhe me më shumë stërvitje ushtarake.

Ai përmendi stërvitjen BALTOPS, e cila aktualisht është duke u zhvilluar me mbi 7000 forca nga 14 aleatë të NATO-s, si dhe nga Finlanda dhe Suedia. Forcat finlandeze dhe suedeze po marrin pjesë gjithashtu në stërvitjen e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në të gjithë rajonin Baltik dhe Poloni.

“Këto stërvitje ushtarake tregojnë fuqishëm përkushtimin e NATO-s ndaj këtij rajoni me rëndësi strategjike”, theksoi ai.

Nëser Stoltenberg do të udhëtojë në Suedi, ku do të takohet me kryeministren Magdalena Andersson dhe qeverinë e saj./nato.int/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme