Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është nisur për në Moskë. Guterres ndodhet aktualisht në një aeroplan për në Moskë, tha të hënën Zëvendës Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm Farhan Haq, raporton CNN.
Guterres do të “pritet” nga presidenti rus Vladimir Putin të martën, ku do të zhvillojë takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Guterres ka në plan të udhëtojë gjithashtu edhe në Kiev, për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba të enjten.
Është e rëndësishme që Sekretari i Përgjithshëm të jetë në gjendje të flasë qartë me udhëheqjen e të dyja palëve dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëjmë. Në fund të fundit, qëllimi përfundimtar është ndalimi i luftimeve dhe gjetja e mënyrave për të përmirësuar situatën e njerëzve në Ukrainë, për të zvogëluar kërcënimin dhe për të ofruar ndihmë humanitare ndaj tyre,”, tha zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Haq tha gjithashtu se Guterres nuk ka folur me presidentin e Shteteve të
Bashkuara Joe Biden përpara udhëtimit të tij të ardhshëm në Moskë dhe Kiev. Megjithatë Guterres ka folur me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...