Google ADS

Sekretari i OKB-së në Moskë, ballë për ballë me Lavrovin: Ndaloje luftën në Ukrainë

12:29 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov t’i japë fund luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha sekretari i OKB-së ministrit rus.

Antonio Guterres mbërriti mëngjesin e sotëm në Moskë, për të takuar zyrtarët e lartë të vendit, për të diskutuar për luftën në Ukrainë.

Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin . Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mirëpriti ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë duke thënë se është “përgjigjur me shpejtësi” ndaj nismës së Guterres “për të pasur një takim për një numër çështjesh, duke përfshirë situatën rreth Ukrainës, e cila është bërë katalizator për një sërë problemesh”.

Pas Moskën Guterres do të vizitojë Kievin, për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme