Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë pjesë e takimit me Grupin Konsultativ të Sigurisë së Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, takim ky i cili do të mbahet të martën. Takimi ndërmjetësohet nga SHBA-ja.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë NATO-ja me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare të tyr.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim të Grupit Konsultativ të Sigurisë së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein, Gjermani, më 26 prill 2022. Takimi do ndërmjetësohet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd J. Austin III, dhe do të fokusohet në vazhdim kriza në Ukrainë dhe çështjet e lidhura me sigurinë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët e NATO-s”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Forcat Amerikane në Evropë dhe në Afrikë, Austin u ka bërë thirrje dhe ministrave të Punëve të Jashtme që të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...