Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare.
Blinken po qëndron në qytetin Rzeszow, një qytet juglindor në kufirin me Ukrainën, të cilin qindra mijëra njerëz e kanë kaluar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.
Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Zbigniew Rau, shkruan The Guardian.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kryesisht në Poloni.
Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake të ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.
Blinken tha të premten se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës. “Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të,” tha Blinken, “dhe ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.”
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...