Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij kinez Dong Jun zhvilluan sot bisedime kokë më kokë në margjinat e një forumi sigurie ku pritej të dominonin diskutimet mosmarrëveshjet rajonale, kryesisht mbi Tajvanin.
Ky takim i parë që nga viti 2022 mes ministrave të mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës zgjati rreth një orë.
Sipas Pentagonit, gjatë takimit, Austin shprehu shqetësimet për aktivitetin ushtarak të Kinës.
“Ministri shprehu shqetësimin për aktivitetin provokues të fundit të forcave të armatosura kineze rreth ngushticës së Tajvanit dhe përsëriti se Republika Popullore e Kinës nuk duhet të përdorë tranzicionin politik të Tajvanit, pjesë e një procesi demokratik normal dhe rutinë, si pretekst për presion”, tha Patrick Ryder në një deklaratë pas takimit.
Një zëdhënës kinez tha nga ana e tij se ministri i Mbrojtjes Dong Jun dhe homologu i tij amerikan patën një takim konstruktiv sot në Singapor, gjatë të cilit diskutuan për Tajvanin, luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe konfliktin në Gaza.
Dong paralajmëroi Austin se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e Kinës me Tajvanin, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian./abcnews.al
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...