Kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, tha sot se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të dobësuar në atë shkallë, sa të mos mundet më të bëjë gjëra që i ka bërë siç është fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjithashtu theksoi gjatë konferencës për media së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se beson që Ukraina do të fitojë me përkrahjen e duhur, transmeton Telegrafi.
Ai këto komente i bëri gjatë udhëtimit të tij në Kiev, ku me të parin e këtij vendi diskutuan për situatën në Ukrainë dhe hapat e mëtutjeshëm, që duhet ndërmarrë për të ndalur agresionin rus.
Madje në këtë vizitë zyrtarët amerikanë zbuluan se Washingtoni ka miratuar një pako tjetër të ndihmës ushtarake prej 700 milionë dollarë, ku pothuajse gjysma e tyre janë të dedikuara enkas për Ukrainën.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?