Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka paralajmëruar sot se, numri në rritje i refugjatëve në ishujt grekë tregon se mund të ketë një fluks edhe më të madh të migrantëve në Europë sesa në 2015.
Seehofer kërkoi më shumë solidaritet nga partnerët e BE-së për të zgjidhur çështjen e migracionit, në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.
“Ne duhet t’i ndihmojmë më shumë partnerët tanë europian që të kontrollojnë kufijtë e jashtëm të BE-së. Ne i kemi lënë ata vetëm për një kohë të gjatë. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të shohim një valë refugjatësh si në 2015, mbase edhe një valë më të madhe se katër vjet më parë”, deklaroi ministri gjerman, Seehofer.
Shumë migrantë përpiqen të përdorin rrugën nga brigjet e Egjeut të Turqisë drejt ishujve grekë si një portë hyrëse në Europë.
Gjermania ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë në 2015 dhe 2016, por pas këtyre viteve numri i migrantëve ka shënuar një ulje .
“Së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përsëritjen e këtij fluksi migrantësh”, Seehofer deklaroi.//ATSH
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...