Tesla do të jetë në gjendje së shpejti t’i bëjë makinat autonome deri në fund të këtij viti, tha themeluesi i kësaj kompanie Elon Musk.
Ai thotë se janë shumë afër arritjes së kërkesave themelore të nivelit pesë të autonomisë, që nuk kërkon hyrje shoferi, transmeton portali arbresh.info.
Autopilot aktual, i nivelit të dytë Tesla kërkon që shoferi të mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të vepruar, me duar në timon.
Por një azhurnim i ardhshëm i softuerit mund të aktivizojë nivelin e pestë të autonomisë në vetura – pa ndonjë pajisje të re, tha ai.
Duke folur përmes videos, Musk i tha Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shangai:
“Jam jashtëzakonisht e bindur që niveli i pestë – ose në thelb autonomi e plotë – do të ndodhë dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt.
“Ndjehem sikur jemi shumë afër.
“Unë jam i sigurt se do të kemi funksionalitetin themelor për autonominë e nivelit të pestë të plotë këtë vit.
“Nuk ka mbetur asnjë sfidë themelore.
“Ka shumë probleme të vogla.
“Dhe atëherë ekziston sfida për të zgjidhur të gjitha ato probleme të vogla dhe për të bashkuar të gjithë sistemin.”
Testimi në botën reale ishte i nevojshëm për të zbuluar se çfarë do të ishte një “bisht i gjatë” i problemeve, shtoi ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...