Kina së shpejti do të hap aeroportin gjigant në jug të Pekinit disa ditë para 70 vjetorit të Republikës Popullore, e cila tashmë renditet si qendra e dytë më e ngarkuar e aviacionit në botë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit do të ketë fluturimin e tij të parë komercial më 20 shtator sipas mediave shtetërore kineze, me qira marrësin kryesor Kinën Jugore shkrun CNN përcjell arbresh.info
Aeroporti ekzistues i Pekinit ka arritur kulmin e kapacitet duke e bërë të pamundur që linjat ajrore të shtojnë fluturime në kohë të dëshirueshme.
Aeroporti multi milionësh është dizajnuar nga arkitektja Zaha Hadid së bashku me partnerët e saj kinezë, ndërtesa është krijuar për të ardhmen me katër pista dhe me një terminal me madhësinë e 97 fushave të futbollit. Aeroporti ka kapacitet për 72 milion pasagjerë dhe 2 milion milion ton ngarkese ne vit dhe ndërtimi i tij ka kushtuar 11.5 miliardë dollarë./arbresh.info/
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”