Së paku tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur në veri-perëndim të Sirisë.
Njoftimin e bëri Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Londër
Incidenti ka ndodhur në një fshat të provincës Idlib.
Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse, forcat e qeverisë siriane filluan një sulm të ri në territorin e fundit të kontrolluar nga rebelët, gjatë javës së kaluar, duke shkaktuar një eksod masiv të civilëve, në zonat më të sigurta pranë kufirit turk.
Trupat siriane, tani janë më pak se katër kilometra larg Maaret al-Numan, një qyteti të madh i cili mbahet nga rebelët, njoftoi agjensia e lajmeve AFP, më 24 dhjetor.
Provinca Idlib është e mbizotëruar nga militantët e lidhur me grupin militant al-Kaida dhe është gjithashtu shtëpi për rreth 3 milionë civilë.
Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se gjysma e civilëve janë zhvendosur nga Idlibi, pas sulmeve ajrore të vazhdueshme dhe përshkallëzimit të luftimeve në zonë.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...