Dhuna, përmbytjet dhe zhvendosja kanë çuar të paktën një milion fëmijë në Sudanin e Jugut në prag të urisë ka thënë “Save the Children”, një organizatë udhëheqëse humanitare për fëmijët.
Në një deklaratë të mërkurën vonë, organizata paralajmëroi për një krizë shkatërruese urie në shkallë të gjerë në mesin e fëmijëve në vendin e Afrikës Lindore.
“Të dhënat e reja tregojnë një rritje dramatike të pasigurisë ushqimore që ka çuar një milion fëmijë në prag të urisë si dhe parashikime që kjo shifër të rritet me 13 për qind në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha organizata.
Patrick Analo, ushtrues i detyrës së drejtorit të “Save the Children” në Sudanin e Jugut tha se: “Kjo stuhi urie, përmbytjesh, dhune dhe zhvendosje ka krijuar një krizë në të cilën fëmijët po vuajnë më shumë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të veprimeve të paimagjinueshme të dhunës të kryera ndaj të dashurve të tyre. Mijëra janë ndarë nga familjet e tyre dhe tani janë në rrezik shfrytëzimi dhe abuzimi”.
Sudani i Jugut ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë së fëmijëve në botë me më shumë se 90 fëmijë nga 1.000 që vdesin para moshës 5-vjeçare, sipas organizatës jofitimprurëse.
Analo i bëri thirrje Qeverisë së përkohshme Kombëtare të Unitetit të vendit për të mbrojtur fëmijët që preken nga konflikti përmes ndërhyrjes politike.
Javën e kaluar, OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës thanë se do të rrisin ndihmën ushqimore në Sudanin e Jugut në muajt e ardhshëm me synimin për të shpëtuar më shumë se 7 milion jetë./AA/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...