Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku një person është vrarë dhe 65 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar, tha se të plagosurit, përfshirë nëntë fëmijë, janë dërguar në qëndrat spitalore.
Agjencia Reuters, raporton se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë.
“Në shënjestër të sulmit ka qenë ministria e Mbrojtjes. Gjatë sulmit janë plagosur disa luftëtarë talibanë, civilë dhe punonjës qeveritarë”, thuhet në deklaratën e talibanëve.
Një zyrtar policor, Mohammad Karim tha se incidenti ndodhi kur një veturë eksplodoi jashtë ndërtesës së ministrisë së Mbrojtjes, dhe më pas persona të armatosur filluan të gjuajnë në drejtim të ministrisë.
Sulmi vjen dy ditë pasi negociatorët e SHBA-së dhe ata taliban kanë filluar rrethin e shtatë të bisedimeve në Katar. Bisedimet po zhvillohen si përpjekje për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...