Së paku 600 të zhdukur në Sierra Leone

16:55 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Të paktën 600 persona ende janë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dhe përmbytjeje që shkatërroi pjesë të kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, një zëdhënës i presidentit i ka thënë BBC.

Presidenti Ernest Bai Koroma ka deklaruar shtatë ditë zie duke u lutur për “mbështetje urgjente”, transmeton portali arbresh.info.

Gati 400 persona janë konfirmuar të vdekur pas një rrëshqitjeje në zonën e Regent dhe përmbytjet gjetkë në Freetown të hënën.

Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se është një garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit.

Zëdhënësi presidencial Abdulai Baraytay i tha BBC se trupat ishin ende duke u tërhequr nga balta dhe rrënojat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme