Së paku 60 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pasi një anije e mbingarkuar u përmbyt në lumin Kongo gjatë natës, tha Ministri i çështjeve humanitare të Republikës Demokratike të Kongos.
Ministri Steve Mbikay tha se më shumë se 700 njerëz ishin në bordin e anijes por vetëm 300 të mbijetuar janë gjetur deri më tani në vendin e fatkeqësisë në provincën Mai-Ndombe në perëndim të shtetit, shkruan TheGuardian.
Anija po lundronte gjatë natës nga Kinshasa për në Mbandaka kur hasi në probleme afër fshatit Longola Ekoti të kësaj province.
Ministri i tha al-Jazeer se shkaku kryesor i përmbytjes ishte numri i madh i pasagjerëve dhe ngarkesa në anije, duke shtuar se “lundrimi natën gjithashtu luajti një rol”.
Mbikayi shprehu ngushëllime për familjet e prekura dhe kërkoi për sanksione kundër ata që janë të përfshirë në këtë nga sektori i transportit, transmeton arbresh.info.
Aksidentet vdekjeprurëse me anije në Kongo janë të zakonshme, Kongo ka pak rrugë të rregulluara nëpër gjithë vendin e pyllëzuar dhe anijet janë shpesh të mbushura përtej kapacitetit të tyre.
Për shumicën e njerëzve lumi Kongo dhe degët e tij janë e vetmja mënyrë e transportit në distanca të gjata./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante