Google ADS

Së paku 28 civilë të vr*rë nga një shpërthim në Afganistan

08:51 | 31 Korrik 2019
L G

Të paktën 28 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Afganistan pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një minë rrugore. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët afganë.

“Një autobus udhëtarësh që ishte duke lëvizur në autostradën Kandahar-Herat ka rënë në një minë të talibanëve. Deri tash kanë janë së paku 28 persona të vdekur dhe 10 të plagosur”, tha Muhibullah Muhib, zëdhënës në provincën perëndimore të Farah-ut. Ai shtoi se të gjitha viktimat janë civilë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Një zëdhënës i guvernatorit rajonal tha se numri i viktimave nga ky shpërthim mund të rritet. Në anën tjetër, talibanët ende nuk kanë deklaruar se qëndrojnë prapa këtij shpërthimi.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara, në të cilin thuhet se numri i civilëve të vrarë në Afganistan është shokues, pavarësisht përpjekjeve të palëve për t’i dhënë fund luftës së gjatë.

Ndonëse numri i viktimave për pjesën e parë të këtij viti ka rënë për 27 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 1366 civilë janë vrarë dhe rreth 2500 janë lënduar për gjashtë muaj, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme