Së paku 22 të vdekur nga rrokullisja e autobusit në Egjipt

15:49 | 29 Dhjetor 2019
L G

Të paktën 22 persona kanë vdekur pasi një autobus me punëtorët të një fabrike u rrokullis të shtunën në qytetin Port Said.

Lajmin e bëri të ditur gazeta shtetërore, Al-Ahram.

Në këtë aksident, ku autobusi me punëtorë fillimisht u përplas me një kamion e më pas u rrokullis, përpos të vdekurve, u lënduan edhe tetë udhëtarë të tjerë.

Aksidentet vdekjeprurëse në trafik ndodhin pothuajse përditë në Egjipt për shkak të kushteve të dobëta të sigurisë, infrastrukturës së vjetër dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit rrugor.

Sipas raportit të Agjencisë Qendrore për Statistika Publike, aksidentet rrugore kanë shënuar rritje gjatë vitit të kaluar.

Në këtë raport thuhet se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga aksidentet rrugore në Egjipt kanë vdekur 1567 persona dhe janë lënduar mbi 6 mijë të tjerë, shkruan “CNN”./Frontonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme