Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën, shtatë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur të hënën si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thanë zyrtarët.
Ekipet e shpëtimit në fabrikën në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, i tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve nëpër zonë, tha zjarrfikësi lokal Kim Jin-young.
Kim tha më herët se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, përfshirë kinezë.
Ai theksoi se një dëshmitar u tha autoriteteve se zjarri nisi pasi shpërthyen bateri kur punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin ato.
Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur shkaktarin e saktë të zjarrit.
Kimi tha se ata që u gjetën të vdekur me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e zjarrit.
Në përgjithësi 102 njerëz po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri.
Presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol i urdhëroi më herët zyrtarët t’i mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar, tha Zyra e tij./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...