Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe të improvizuar në një autobus në pjesën veriperëndimore të Burkina Fasos.
Shumica e udhëtarëve në këtë autobus ishin studentë që po ktheheshin në kampusin universitar pas pushimit të fundvitit.
Ende nuk është e qartë se cili grup qëndron prapa këtij sulmi. Sidoqoftë, vendi afrikan së fundi është përballur me rritje të kërcënimeve nga xhihadistët.
Në javën e fundit të dhjetorit, 35 civilë u vranë në pjesën veriore të Burkina Fasos në sulmin që ndodhi në një bazë ushtarake në pjesën veriore të vendit.
Shtetet perëndimore kanë bërë përpjekje që t’i ndihmojnë vendet afrikane që t’i luftojnë militantët, por dhuna ka vazhduar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi