Zyrtarët e Koresë Jugore kanë refuzuar që ta pezullojnë programin kombëtar të vaksinimit kundër kripit sezonal, pavarësisht shtimit të thirrjeve për të bërë një gjë të tillë pas vdekjes së 13 personave që u vaksinuan ditëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore thanë se nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre vdekjeve dhe vaksinave. Në mesin e viktimave është një djalë 17 vjeç. Në këtë program të vaksinimit, i cili është falas, pritet të përfshihen rreth 19 milionë adoleshentë dhe të moshuar.
“Numri i vdekjeve është rritur, por ekipi ynë sheh mundësi të vogël që vdekjet janë rezultat i vaksinave”, tha Jeong Eun-kyeong nga Agjencia Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Koreja Jugore e rriti për 20 për qind numrin e vaksinave kundër gripit këtë vit për shkak të rrezikut për personat që mund të preken njëkohësisht nga koronavirusi dhe gripi dhe mbingarkimit të mundshëm të spitaleve.
“Unë kuptoj dhe më vjen keq që njerëzit janë të shqetësuar për vaksinën”, tha ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo të enjten, por konfirmoi se zbatimi i programit të vaksinimit do të vazhdojë.
Vaksinat që përdoren në këtë program janë të prodhuara nga kompanitë vendore, GC Pharma, SK Bioscience dhe Ilyang Pharmaceutical Co, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët e këtyre kompanive nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment në lidhje me këto vdekje. Nuk është e qartë nëse vaksinat e përdorura në këtë program janë eksportuar apo përdorur tashmë edhe në shtete tjera.
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?