Google ADS

“S’do të ketë negociata për Brexit”, thotë ish ministri i financave në Greqi

21:19 | 6 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish ministri grek i financave Yanis Varoufakis në një intervistë për ‘The Times’ i ka përshkruar taktikat e negociatave për Brexit ‘si të gabuara’.

Varoufakis, i cili në vitin 2015 u përpoq të negociojë për një zgjidhje mes Greqisë me Bashkimin Evropian, tha se problemet kryesore të kryeministres britanike në bisedime do të rrjedhin nga praktikat burokratike në Bruksel, transmeton portali arbresh.info

“Ajo e ka gabim”, tha ai. “Mund të jesh i gabuar dhe pikërisht i gabuar. Theresa May e ka pikërisht gabim”, ka shtuar ai.

“Britania do të duhet të bëhet një shembull, ndërsa është duke u bërë e kundërta, pasi Britania po shkon drejt një kombinimi burokratik të Brukselit dhe drejt politikanëve që ndjenjë se toka nën këmbët e tyre është gjithnjë e më e brishtë, si Angela Merkel”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se nuk asnjë shansë që Europa do të lejonte një marrëveshje që do ta linte Britaninë në  një pozitë të mirë.

“Është vetëm një person që ka rëndësi në Europë dhe emri i saj është Angela Merkel. Nëse May do të dëshironte një marrëveshje të stilit norvegjez, Merkel do të ishte shumë e liruar, pasi Novergjia ka akses në tregun e BE-së pa anëtarësim të plotë”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme