SDF merr nën kontroll bastionin e ISIS-it në Raqqa

10:27 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Forcat e SDF-së të mbështetura nga SHBA-të thuhet të kenë marrë kontrollin e një prej pozicioneve kyçe gjatë luftimeve në zonën e stadiumit të Raqqas.

Forcat Demokratike Siriane kanë kapur spitalin kombëtar në Raqqa, e tani janë duke luftuar në zonën përreth stadiumit, raportojnë mediat duke cituar zëdhënësin e SDF Mostafa Bali, transmeton portali arbresh.info

Forcat e koalicionit të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara filluan më 15 tetor ofensivën e tyre kundër terroristëve në qytetin sirian Raqqa, pasi që i dha konvojin e fundit me të shpërngulur nga ish-kalaja kryesore “Daesh”. Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA premtoi të bëjë “dorëzimin e militantëve të fundit”.

Më parë, koalicioni i udhëhequr nga SHBA njoftoi se është arritur një marrëveshje për të evakuuar civilët nga Raqqa. Pasi një konvoj me të shpërngulurit, u largua nga ish-“kryeqyteti” i grupit terrorist Daesh, filloi beteja përfundimtare me terroristët e mbetur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme