Nuk duhet të jesh astronaut të mësosh përse Britania është kundër Pavarësisë së Katalonjës. Një shtet i përbërë nga disa shtete, me dëshira të publikura për pavarësi dhe autonomi. Nëse shtetet që formojnë Britaninë e Madhe do të shkëputeshin, vendi do të quhej “Britania e Vogël”, ose thjesht Angli.
Reagimi i menjëhershëm i ministres skoceze të Kulturës flet në mënyrë voluminoze për problematikën dhe është mëse vetëshpjegues. Sipas saj, “populli i Katalonjës duhet të ketë mundësinë për të përcaktuar të ardhmen e vet”, duke shtuar se “vendosja e kontrollit të drejtpërdrejtë nuk përbën zgjidhjen”.
Britania e Madhe përbëhet nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, së bashku me shtetin kryesor, më të madhin në çdo drejtim, Anglinë.
Skocia ka filluar luftën e saj për pavarësi nga Londra që në mesin e shekullit XIX. Partia Nacionaliste skoceze bën fushatë për pavarësi të plotë që nga krijimi i saj, në vitin 1934. Referendumi i vitit 2014 ishte një dështim për pavarësinë e skocezëve, ndërkohë që udhëheqësit kryesorë kërkojnë një referendum të dytë pas “Brexit”.
Edhe përpjekjet e Uellsit datojnë në mesin e shkullit të XIX, por sondazhet trgeojnë se vetëm 25 për qind e uellsianëve janë për pavarësi të plotë.
Ndërkohë Irlanda e Veriut, edhe pse ka një lëvizje nacionaliste, mbetet në minorancë që nga vitet 1920.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...