Sipas një gazete parisiene, kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher, është duke u trajtuar me terapinë e avancuar të qelizave staminale në një nga spitalet e kryeqytetit francez.
Autoriteti i spitaleve të Parisit, duke theksuar rregullat e rrepta të privatësisë mjekësore në Francë, tha se nuk mund të komentojë rreth raportimit të “Le Parisien” që Schumacher ishte pranuar nën masa të larta të sigurisë të hënën në Spitalin Georges-Pompidou.
Gazeta më tej thotë se trajtimi është planifikuar të fillon të martën.
Menaxherja e tij, Sabine Kehm, nuk iu përgjigj pyetjeve përmes postës elektronike për koment.
Schumacher pësoi një dëmtim pothuajse fatal të trurit në një aksident gjatë skiimit në vitin 2013 në Alpet Franceze. Gjendja e Schumacher u stabilizua pasi ai u vendos në gjendje kome të shkaktuar nga ilaçet, nga e cila doli më vonë. Që nga shtatori i vitit 2014, ai është trajtuar në shtëpi në brigjet e Liqenit të Gjenevës./AA
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...