“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përbën një rrezik të madh si për vendin e tij, ashtu edhe për pjesën tjetër të botës”, tha Martin Schulz, kandidat për kancelar në Gjermani.
“Ishte e qartë për mua se atmosfera solemne e Shtëpisë së Bardhë nuk do të civilizonte Trumpin”, shtoi ai në një intervistë për të përjavshëm gjermane Der Spiegel, duke shtuar se Presidenti amerikan i ka tejkaluar edhe pritjet e tij më të këqija, transmeton portali arbresh.info
Ai ka kritikuar Trump duke e cilësuar administratën e tij të mpipopulluar nga nepotizmi dhe ka shtuar se ‘Presidenti amerikan vendos familjen e tij para ligjit’.
“Unë besoj se bërja e politikës përmes Tëitter është e rrezikshme për një president amerikan”, shtoi ai, duke vazhduar tutje se “Trump nuk është i rrezikshëm vetëm për vendin e tij, por për mbarë botën’.
“Trump beson se politika është një ndeshje boksi. Politika ka nevojë për fjalë të qarta”, shtoi ai.
Schulz ka shtuar se nëse zgjidhet kancelar i Gjermanisë do të merret me Trumpin shumë më mirë se sa kancelarja Angela Merkel.
Angela Merkel ka kritikuar ashpër Dondal Trump pa tërheqjes së tij nga marrëveshja e Parisit për klimën. Ajo gjithashtu ka shtuar se ‘Europa duhet të marrë në dorë fatin e vet’ dhe se ‘nuk beson të Donald Trump’./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...