“Protestuesit e dhunshëm, të cilët dolën në rrugët e Hamburgut gjatë samiti G20, vepruan si terroristë”, tha Martin Schulz, kreu i Social Demokratëve të Gjermanisë.
“Bandat që u hodhën nëpër Hamburg nuk mund të pretendojnë ndonjë legjitimitet politik”, shtoi ai gjatë fushatës në Bavari, transmeton portali arbresh.info
Shculz i ka krahasuar protestuesit me terroristët.
Ai shtoi se ‘protestuesit kishin marrë peng një qytet të tërë për të shfaqur marrëzinë e tyre’.
Samiti G20 në Hamburg është përcjellë me protesta të dhunshme, ku shumë forca policore dhe protestues kanë mbetur të lënduar, gjithashtu janë djegur disa makina dhe janë plaçkitur disa dyqane./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin