Google ADS

Schulz pranon humbjen përballë Merkel: Do qëndrojmë në opozitë

19:16 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Martin Schulz në një deklaratë për mediat ka pranuar humbjen, duke deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë duke marrë të gjithë përgjegjësitë e humbjes.

Ai tha se do të krijohet opozita më e fortë që Gjermania ka pasur ndonjëherë.

Martin Schulz: Kemi rënë dakord që të formojmë partinë opozitare më të fortë, në mënyrë që të marrin përgjegjësinë që na ka dhënë populli gjerman. Kjo do të jetë detyra jonë, do të punojmë, do të diskutojmë dhe mbi të gjitha do të diskutojmë rezultatet e zgjedhjeve.

Do të jem në dispozicion për këtë diskutim, por për këtë do të më duhet pak kohë. Gjatë javëve të kaluara kemi diskutuar rreth çështjeve të ndryshme, cfarë do të ishte e vlefshme  për Gjermaninë gjatë dekadave të ardhshme.

Do të doja ta përfundoja fjalën time. Partia SPD po përjeton disa orë të vështira dhe më të vështirat që kemi përjetuar ndonjëherë. Tani duhet të tregojmë forcën tonë. Duhet të marrin përgjegjësinë dhe të krijojmë opozitën më të fortë që ka qenë ndonjëherë në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme