Google ADS

Schulz mohon të jenë dakorduar për koalicion me Angela Merkel

22:19 | 1 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Partia socialdemokrate në Gjermani (SPD) ka mohuar njoftimet se partia e tij është në bisedime për një “koalicion të madh” me partinë e Angela Merkel.

“Raportet janë thjesht të gabueshme”, ka deklaruar Martin Schulz, duke hedhur poshtë pretendimet e gazetës gjermane “Bild”, e cila theksoi se dy partitë kishin rënë dakord të fillojnë bisedimet eksploruese mbi një koalicion të ri pas një takimi me presidentin gjerman Frank -Walter Steinmeier, të enjten, transmeton portali arbresh.info

Schulz këmbënguli që partia e tij do të vazhdojë të flasë për të gjitha opsionet, të cilat mund të përfshijnë tolerimin e një qeverie të pakicës Merkel.

Nëse SPD është i përgatitur të shkojë drejt në koalicioni me Merkelin, vazhdon të mbetete e paqartë./arbresh.info/

Të ngjashme