Me rastin e Samitit në Bruksel më 27 dhe 28 qershor, ku ndër të tjera do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, si dhe për samitin vendimtar të NATO-s në Uashington, kancelari Olaf Scholz tha se Putin nuk dëshiron paqe.
“Putini vazhdon të investojë në luftë dhe armatim, dhe askush nuk mund ta injorojë këtë. Fatkeqësisht, Rusia nuk dëshiron paqe. Nga ana tjetër, Ukraina dëshiron një paqe të drejtë pa nënshtrim dhe pa frikë nga një agresion i ri”, tha ai.
Me këto fjalë, Olaf Scholz “në thelb përjashtoi çdo mundësi për bisedime paqeje me Rusinë në këtë moment, gjë që u pa së fundmi edhe në Konferencën për Paqen në Ukrainë, e cila u mbajt në Zvicër pa përfaqësim rus.
Ai theksoi se mesazhi për presidentin rus Putin është i qartë, siç është edhe mbështetja e Perëndimit për Ukrainën, fakt që u konstatua edhe në Samitin e G7 në Pulia të Italisë me kreditë e reja prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, në Samitin e Brukselit nesër dhe pasnesër pritet të ngrihet çështja e përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë në mbështetje të Kievit./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...