Scholz premton mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

09:52 | 16 Qershor 2022
E.H

Kancelari gjerman, që momentalisht ndodhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, premton mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën, së bashku me Draghin dhe Macron.

“Ne duam të tregojmë jo vetëm solidaritet, por edhe të sigurojmë se ndihma që po organizojmë, financiare, humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët, do të vazhdojë”, tha Scholz për të përditshmen Bild, transmeton arbresh.info.

“Ne do të vazhdojmë me ndihma për aq kohë sa është e nevojshme, për luftën e Ukrainës kundër Moskës”, tha ai.

Kancelari gjerman, shtoi se sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë kontribojnë në mundësinë që Rusia të braktisë planin e saj dhe të tërheqë trupat e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme