Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.
“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Scholz po ashtu u pyet nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse dhe tha se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.
Ndryshe, SHBA-ja ka refuzuar ofertën e Polonisë për të transferuar avionët luftarakë MiG-29 në një bazë amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa ky shtet përballet me pushtimin rus.
SHBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni./REL/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës