Gjermania ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, por ka përjashtuar përfshirjen e drejtpërdrejt të NATO-s në konflikt.
Duke u adresuar para ligjvënësve gjatë një debati për buxhetin, kancelari gjerman, Olaf Scholz, paralajmëroi se sugjerimet për një mision paqeruajtës të NATO-s ose të një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë mund të shkaktojnë një konflikt më të gjerë.
“NATO nuk do të bëhet palë në luftë. Ne jemi dakord me aleatët tanë evropianë dhe SHBA-në për këtë. Ky është veprim i arsyeshëm dhe çdo gjë tjetër do të ishte e papërgjegjshme”, theksoi Scholz.
Kancelari gjerman tha se sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë filluar të tregojnë ndikimin e tyre dhe se së shpejti ata mund të miratojnë masa edhe më të ashpra nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ndalon armiqësitë.
“Putin duhet të kuptojë të vërtetën për luftën në Ukrainë. E vërteta është se lufta shkatërron Ukrainën, por me këtë luftë Putin gjithashtu po shkatërron të ardhmen e Rusisë”, tha ai.
Scholz përsëriti thirrjen e tij ndaj presidentit rus që menjëherë të ndërpresë të gjitha operacionet luftarake në Ukrainë dhe të tërheqë trupat ruse nga vendi./AA/
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë