Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar ashpër Iranin për shtypjen brutale të protestave, që nisën pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Lideri gjerman ka shprehur mbështetjen për një rund të ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Teheranit.
“Ne duam të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Gardës Revolucionare [Islamike] të Iranit dhe ndaj udhëheqjes politike”, tha Scholz përmes një video-mesazhi të publikuar në Twitter më 12 nëntor.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të pajtohen për sanksione shtesë gjatë takimit të 14 nëntorit.
“Mbi 300 të vrarë, dhjetëra dënime me vdekje dhe mbi 14.000 të arrestuar deri më tani. Ata që protestojnë kundër shtypjes në Iran rrezikojnë jetën e tyre dhe shpesh jetën e më të dashurve të tyre – dhe përballen me torturë dhe me dekada në burgje”, tha ai.
“Ne jemi dëshmitarë të luftës për liri dhe drejtësi”, tha Scholz duke iu referuar protestave mbarëkombëtare në Iran, ku protestuesit po brohorasin “grua, jetë liri” dhe “vdekje për diktatorin”.
“Ne po ashtu jemi dëshmitarë sesi dronët iranianë po sulmojnë qytetet ukrainase dhe si po vrasin njerëz. Të gjitha këto janë krejtësisht të papranueshme”, tha ai.
Mijëra persona në Gjermani, që kanë prejardhje iraniane, kanë frikë për familjarët e tyre dhe janë “të neveritur nga ajo se çfarë po bën regjimi i mullave ndaj protestuesve”, tha Scholz. “Është e q
Më herët gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, paralajmëroi homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, për qëndrimin “intervencionist” ndaj protestave në Iran. Baerbock gjatë një fjalimi para Parlamentit gjerman ka deklaruar se Berlini nuk do të ndalet në përpjekjet për të vendosur më shumë sanksione ndaj Teheranit për shkak të shtypjes së protestave.
Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Amir-Abdollahianit, Scholz tha se “çfarë qeverie je nëse qëllon ndaj qytetarëve të tu? Ata që veprojnë në këtë mënyrë duhet të presin që ne t’i ndëshkojmë”.
Më 11 nëntor, Gjermania dhe Islanda kërkuan nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara që të mbajë një mbledhje urgjente për Iranin, në mënyrë që të adresohet situata e të drejtave të njeriut në këtë shtet, pas tetë javësh të protestave anti-qeveritare.
Ambasadorët e këtyre dy shteteve, përmes një letre dërguar OKB-së kërkuan që ky takim të mbahet më 24 nëntor. /rel
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...