Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu respekt të lartë për kandidaten presidenciale të SHBA-së, Kamala Harris gjatë një interviste për kanalin televiziv “Sat 1”.
“Unë e njoh mirë atë. Ajo sigurisht që do të bëhej një presidente shumë e mirë”, tha Scholz gjatë intervistës.
Scholz nuk iu përgjigj pyetjes nëse Harris, një demokrate, do të ishte një zgjedhje më e mirë për Gjermaninë si presidente e SHBA-së sesa rivali i saj, republikani Donald Trump.
Megjithatë, ai tha se Kamala Harris ishte një politikane shumë e mirë që do t’i përmbahej asaj që ishte e rëndësishme për Gjermaninë, me një bashkëpunim të mirë përtej Atlantikut, midis SHBA-së dhe Evropës, midis SHBA-së dhe Gjermanisë./rtsh/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje