Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mendon se një armëpushim i menjëhershëm ose një ndërprerje më e gjatë e luftimeve nga Izraeli i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës “Heilbronner Stimme”.
Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse – dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.”
Kancelari tha se kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm ose për një ndërprerje më të gjatë të luftimeve nuk i duket e drejtë, “sepse kjo në fund të fundit do të thotë që Izraeli duhet ta lejojë Hamasin të rimëkëmbet, të blejë raketa të reja për t’i përdorur përsëri ato,” tha Scholz. “Prandaj ne nuk do të mund ta pranojmë këtë.”/rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...