Kancelari Olaf Scholz i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë nga partnerët perëndimorë. Ndihmat do të kenë një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh.
Ndër to bëjnë pjesë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe dronë, tha kancelari në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin.
Zelenski u takua në kryeqytetin gjerman edhe me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Përkrah Ukrainës
“Gjermania vazhdon të qëndrojë e vendosur përkrah Ukrainës”, theksoi Scholz. Ai dënoi edhe një herë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës, të cilat, sikurse tha ai, kanë si qëllim të thyejnë e vullnetit popullit për të rezistuar.
Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit ukrainas në Gjermani brenda pesë javësh dhe biseda e tretë personale me kancelarin Scholz gjatë kësaj periudhe.
Para takimit në kryeqytetin gjerman Zelenski ishte për vizitë në Londër, Paris dhe Romë, ku prezantoi planin e tij për një “paqe të drejtë”./DW
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...