Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është shprehur i zemëruar të mërkurën me një sulm kundër një sinagoge në Berlin, në të cilën u hodhën dy koktej molotovi, sipas Policisë gjermane.
“Dua të them shprehimisht se jam i zemëruar. Mua më zemëron personalisht ajo çfarë disa po bëjnë dhe po gjuajnë”, tha Scholz gjatë një vizite në Egjipt të mërkurën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Scholz shtoi: “Sulmet ndaj institucioneve hebraike dhe aktet e dhunës në rrugët tona janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen. Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani”.
Dy persona të maskuar hodhën koktej molotovi në një sinagogë në qendër të Berlinit të mërkurën herët në mëngjes, tha Policia, duke shtuar se e ka arrestuar një burrë i cili kishte bërë thirrje antisemitike me zë shumë të lartë derisa ata po e hetonin rastin.
Siguria përreth institucioneve hebraike në Gjermani është rritur dukshëm qëkur Hamasi e kreu një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit më 7 tetor.
Dy shishet, të mbushura me lëndë të djegshme, shpërthyen në trotuar dhe u dogjën, pa shkaktuar ndonjë dëm, theksoi Policia.
Shërbimet e Sigurisë së Gjermanisë janë duke e hetuar sulmin.
Grupet e hebrenjve janë ankuar për një ndjesi të shtuar të pasigurisë që nga ndezja e konfliktit të fundit mes Hamasit dhe Izraelit.
Policia në Gjermani i ka hedhur poshtë shumicën e kërkesave për të mbajtur protestat pro-palestineze pas sulmit të Hamasit, si dhe i kanë shpërndarë një numër tubimesh spontane./Rel
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...