Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë, tha të dielën kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ai tha se Moska duhet ta ketë të qartë se aleanca ushtarake do të jetë e gatshme për ta mbrojtur veten, nëse është e nevojshme.
Duke folur në Forumin Ekonomik Gjerman, ku mori pjesë edhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, Scholz tha se Gjermania ka luajtur rol udhëheqës në praninë e NATO-s në vendet e baltikut në kufi me Rusinë tash e një dekadë.
“Për shkak se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë, ne dhe aleatët e tjerë vendosëm vitin e kaluar të zhvendosnim njësite shtesë në vendet baltike, si dhe për ta vendosur atje përherë një brigadë të tërë në të ardhmen”, tha Scholz.
“Por ky ndryshim në politikën e sigurisë është i nevojshëm për t’i treguar Rusisë: Ne jemi të gatshëm për ta mbrojtur çdo centimetër katror të territorit të NATO-s kundër sulmeve”, shtoi ai.
Ai theksoi se diplomacia do të jetë e suksesshme vetëm nga pozicioni i forcës.
Në fillim të kësaj jave, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të mos e lejonin Ukrainën të kryejë sulme me armët e tyre brenda Rusisë, pasi disa vende aleate të Perëndimit vendosin t’i heqin kufizimet ndaj Kievit për përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhi poshtë paralajmërimet e Putinit të premten, duke thënë se aleanca ka dëgjuar shumë herë paralajmërime të tilla në të kaluarën dhe se vetëmbrojtja nuk nënkupton përshkallëzim./Radio Evropa e Lirë/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...