Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.
“Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, shkroi Scholz në një artikull të publikuar në The Economist më 23 maj.
“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, tha Scholz.
“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, shtoi ai.
Scholz po ashtu tha se Bashkimi Evropian nuk do të ketë armët e veta bërthamore.
“Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, tha kancelari gjerman.
Muajin e kaluar, Macron tha se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.
Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar të mbrojtjes evropiane, derisa ai paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Evropian më të fuqishëm në skenën evropiane, duke thënë se “Evropa mund të vdesë”./Radio Evropa e Lirë/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...