Google ADS

Schaeuble: S’ka Grexit, Greqia është në rrugën e duhur

19:31 | 19 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble, në një intervistë për televizionin ARD ka mohuar se Greqia do të largohet nga eurozona nëse nuk arrin të zbatojë masat e reformave.

“Kurrë nuk kam bërë kërcënime për ndonjë Grexit”, tha ai në programin Bericht aus Berlin, transmeton portali arbresh.info.

Schaeuble shtoi se Greqia është duke e marrë të njejtin mesazh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Nëse Greqia kryen reformat, nuk do të ketë ndonjë problem. Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë nuk do të ketë problem”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se ai është optimist në lidhje me Greqinë dhe ka shtuar se ‘Greqia është në rrugën e duhur’./Arbresh.info

Të ngjashme