Gjermania ka ndërmarrë hapin e parë vendimtar drejt formimit të qeverisë së re.
Bëhet fjalë për konservatorin dhe ish ministrin e financave Wolfgang Schaeuble i cili ka pranuar të jetë kryetar i parlamentit, për t’i hapur rrugën partive të tjera për ta marrë vendin e tij, transmeton portali arbresh.info
Kancelarja gjermane Angela Merkl do të shpresojë që Schaeuble, i cili respektohet shumë në Gjermani, të ndihmojë eurozonën në krizën e borxheve dhe të përdor autoritetin në Bundestagun e ndarë nëpër fraksione.
Merkel duhet të bëjë bashkë një koalicion me tri parti, hera e parë që nga vitet 1950, pasi partia e saj humbi mbështetjen e gjerë, ndërsa partia anti-emigrantë AfD hyri në parlament.
Schaeuble, 75 vjeç, i cili u shfaq si një nga politikanët më me ndikim të Evropës gjatë krizës së euros, do të sillte peshë të paprecedentë për rolin e presidentit të Bundestagut, normalisht një pozitë të profilit të ulët.
Gatishmëria e tij për t’u larguar si ministër i financave pas tetë vjetësh në post, e bën më të lehtë për Demokratët e Lirë (FDP) për t’u bashkuar me një koalicion të udhëhequr nga Merkel./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...