Banka kryesore e Rusisë, “Sberbank”, ka bërë të ditur të martën shitjen e filialit të saj në Ukrainë, funksionimi i së cilës ishte vështirësuar për shkak të sanksioneve nga autoritetet dhe bllokimit të aktiviteteve të saj për shkak të krizës mes Moskës dhe Kievit.
Gjiganti bankar i kontrolluar nga shteti rus njofton në një komunikatë se ka nënshkruar një marrëveshje për shtijën me një konsorcium investitorësh përfshirë bankën letoneze “Norvik Banka” dhe një kompani private bjelloruse që nuk saktësohet.
Transaksioni do të mbyllet në gjashtëmujorin e parë pasi të merret miratimi nga autoritetet përkatëse.
Shuma që pritet për kryerjen e këtij transaksioni ende nuk është publikuar.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës