Google ADS

Sauditët kërcënojnë për pasoja globale ekonomike nëse dënohen për gazetarin

07:37 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

22 senatorë amerikanë të mërkurën e kaluar detyruan Shtetet e Bashkuara të nisin një hetim nëse sanksionet e të drejtave të njeriut duhet të vendosen mbi zhdukjen e gazetarit Khashoggi.

Arabia Saudite tha të dielën se do të hakmerrej ndaj sanksioneve të mundshme ekonomike të imponuara nga shtetet e tjera lidhur me rastin e Jamal Khashoggi, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve SPA duke cituar një burim zyrtar.

Mbretëria do t’i përgjigjet çdo mase kundër saj me masa më të mëdha, tha burimi, duke shtuar: “Ekonomia saudite ka rol vital dhe me ndikim për ekonominë globale”.

Arabia Saudite ka qenë nën presion që kur Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i Rijadit dhe një rezident i SHBA, u zhduk më 2 tetor pasi vizitoi konsullatën saudite në Stamboll.

“Mbretëria konfirmon refuzimin kategorik të çdo kërcënimi dhe përpjekje për ta dëmtuar atë duke kërcënuar të imponojë sanksione ekonomike ose ushtrimin e presionit politik”, shtoi zyrtari saudit.

Në një letër, senatorët thanë se ishin bazuar një dispozitë të Aktit Global Magnitsky të të Drejtave të Njeriut që kërkon presidentin të përcaktojë nëse një person i huaj është përgjegjës për një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Akti Global Magnitsky kërkon që raporti të shqyrtohet brenda 120 ditësh prej momentit të dërgimit të letrës dhe nëse duhet marrë vendimi mbi shqiptimin e sanksioneve për cilindo që konsiderohet përgjegjës për një shkelje serioze të të drejtave si tortura, ndalim i zgjatur pa gjyq ose vrasjje pagjyq të dikujt që ushtron lirinë e shprehjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme