Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze për të liruar aktivistët e të drejtave të njeriut që mbahen të burgosur në Mbretërinë arabe.
“Infographic KSA”, një llogari “Twitter”-i pro qeverisë saudite, shpërndau pamjen në fjalë gjatë së hënës, vetëm pak orë pasi Rijadi zyrtar njoftoi se kishte pezulluar marrëveshjet e reja tregtare dhe ato të investimeve me Otavën.
Duke pasur mes 350 mijë ndjekësve edhe figura të larta diplomatike saudite, llogaria tashmë e fshirë nga rrjeti social drejtohej nga vullnetarë dhe menaxhohej nga të rinjtë sauditë të interesuar mbi teknologjinë dhe medien sociale, sipas faqes zyrtare të internetit që lidhej me të.
Imazhi, që tregonte një avion të “Air Canada” me në objektiv qiellgërvishtësen në Toronto, tërhoqi shumë shpejt kritika të ashpra. Disa e panë atë foto si një referencë të kamufluar të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që shkaktuan vdekjen e 2.996 personave pasi 19 xhihadistë morën kontrollin e 4 avionëve për t’i përplasur 3 prej tyre mbi “kullat binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagon. 15 prej xhihadistëve ishin shtetas sauditë.
Titrat shoqëruese të imazhit flisnin për “futje hundësh aty ku nuk të takon”, apo “ai që ndërhyn te diçka që nuk e shqetëson gjen atë që nuk i pëlqen”.
Postimi në fjalë ishte shpërndarë (ripostuar) me qindra herë, përpara se “Infographic KSA” ta fshinte atë dhe të kërkonte falje.
“Avioni kishte për qëllim të simbolizonte rikthimin e ambasadorit”, tha organizata në një “cicërimë” pasuese. “Ne e kuptojmë se kjo nuk ishte e qartë, por çdo interpretim tjetër është i paqëllimshëm”.
Vetëm pak momente më vonë, Ministria saudite për Mediet njoftoi se e kishte mbyllur llogarinë në fjalë, ndërsa kishte nisur hetimet mbi një ankesë të ardhur mbi të.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë