Google ADS

Sauditët akuzojnë Iranin për agresion të drejtpërdrejtë

16:17 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Princi i kurorës në Arabinë Saudite Mohammed bin Salman ka akuzuar Iranin për një akt “direkt të agresionit ushtarak” duke furnizuar rebelët me raketa në Jemen.

Kjo “mund të konsiderohet një akt lufte”, citohet t’i ketë thënë princi sekretarit të jashtëm britanik Boris Johnson në një bisedë telefonike, transmeton portali arbresh.info

Të shtunën, një raketë balistike u kap pranë kryeqytetit saudit.

Irani ka mohuar armatosjen e lëvizjes Houthi, e cila po lufton një koalicion të udhëhequr nga sauditet që mbështesin qeverinë e Jemenit.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha të hënën se “luftërat e agresionit” dhe “ngacmimet rajonale” të Arabisë Saudite po kërcënonin Lindjen e Mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme