Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, u ka bërë thirrje votuesve francezë që t’i “përgjigjen thirrjes tubuese të Emmanuel Macron” dhe të votojnë për të në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
“Unë do të votoj për Emmanuel Macron sepse besoj se ai ka të gjithë përvojën e nevojshme kur bëhet fjalë për një krizë serioze ndërkombëtare dhe tani jemi në një krizë më komplekse se kurrë”, tha ai përmes një postimi në Facebook, transmeton portal arbresh.info
“Ai është, në gjendjen aktuale të gjërave, i vetmi që mund të veprojë”, shtoi Sarkozy.
Sarkozy deri me tani nuk ka mbështetur asnjë kandidat, por theu heshtjen e tij pasi Marine Le Pen u kualifikua në raundin e dytë kundër Macron më 24 prill.
Sarkozy e bëri të qartë në mesazhin e tij se ai po i përgjigjej thirrjes së Macron gjatë fjalimit të tij të fitores të dielën për “të bashkuar në një lëvizje të madhe uniteti dhe veprimi” dhe la të kuptohet për një rinovim të mundshëm të partisë konservatore, e cila ka dominuar politikën franceze për dekada.
“Një kohë e re është para nesh,” tha Sarkozy. “Do të kërkojë ndryshime të thella. Do të duhet të largohemi nga zakonet dhe partiaku”.
Ish-presidenti francez tha se vetën “rëndësia e vendimeve të ardhshme” e ka detyruar atë të flasë.
“Ne kurrë nuk dështojmë kur zgjedhim qartësinë dhe qëndrueshmërinë,” shtoi ai./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...