Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka deklaruar se me 7 maj do të votojë për Emmanuel Macron.
Në një postim në Facebook, Sarkozy shkroi se ai nuk ka zgjidhje tjetër, pasi ai nuk dëshiron që të votojë për Marine Le Pen, për të cilën thotë se ‘nëse ajo do të zgjidhej presidente, Franca do të përballej me pasoja të forta’, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se nuk e ka pasur të lehtë të mbështesë projektin e Macron, ndërsa ka theksuar se i vjen keq që partia konservatore e Republikanëve nuk ka asnjë kandidat në raundin e dytë.
Emmanuel Macron ka marrë mbështetje edhe nga presidenti aktual i Francës, Fransua Hollande./Arbresh.info
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...